7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Babë, sot jam pa fjalë”, djali i dëshmorit të UÇK-së i mllefosur me krerët e shtetit që s’i përmenden ushtarët e UÇK-së

Rekomandime

Djali i dëshmorit, Ahmet Kaçikut, Festimi është shprehur i mllefosur që askush nga politikanët nuk i përmendën dëshmorët e Reçakut në ditën e përkujtimit të mas@krës.

- Advertisement -

Festimi nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka thënë se pikërisht në ditën kur u masakruan 45 civilë, UÇK-ja humbi mbi 10 ushtarë të saj, shkruan lajmi.net.“Sot, 23 vite pas atij tmerri, më vjen keq që nuk ka të paktën një shkrim nga krerët e shtetit.”, shkruan Festimi.

Ai i flet babait të tij duke thënë se është pa fjalë, por i qetë.Ky është shkrimi i tij:23 vite nga masakra e Reçakut, 23 vite dhimbje, mall e luftë për të mos e harruar atë që kishte ndodhur.

Pikërisht në këtë datë u m@sakruan 45 civil ndër ta, burra, gra, pleq e fëmijë. Po në këtë datë të përgj@kshme, Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi mbi 10 ushtarë të saj. Reçaku i lavdishëm i tregoi botës se çfarë tmerri po ndodhte.

- Advertisement -

Sot, 23 vite pas atij tmerri, më vjen keq që nuk ka të paktën një shkrim nga krerët e shtetit.

Babë, po të drejtohem ty, sot 23 vite pas asaj masakre makabre, nuk përmendet sakrifica jote e bashkëluftëtarëve të tu, që ranë nga 15 Janari deri më 19 Janar të vitit 1999 duke mbrojtur kuf0mat e duke mos e lejuar shtetin serb që ta mbulonte krimin e bërë.

- Advertisement -

Babë, sot jam pa fjalë, por i qetë, sepse e di që ka shumë të tjerë që nuk harrojnë dhe bashkëndjejnë me ne.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit