4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

I shpëtohet jeta fëmijës që i mbeten kikirikët në fyt

Rekomandime

Në Klinikën e Otorinolaringologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i është shpëtuar jeta një fëmije.

Mjekët e ORL-së, në bashkëpunim me ata të Klinikës së Anesteziologjisë e Reanimacionit dhe Klinikës së Pediatrisë, arritën që pas intervenimeve ta shpëtojnë fëmijën 14 muajsh.

Ajo kishte përbirë kikirikë, copëza të së cilëve i kishin mbetur në fyt.

- Advertisement -

Duke parë gjendjen e fëmijës, prindërit fillimisht ishin drejtuar në Klinikën e Pediatrisë, ndërkohë fëmijës po i shtoheshin problemet me frymëmarrje, me rekomandim të mjekut pediatër, fëmija është drejtuar në Klinikën e ORL-së.

Pas konsultimit ndërmjet mjekëve të tre klinikave, në mënyrë konsiliare vendoset që fëmijës t’i bëhet trakio bronkoskopi (ndërhyrje në rrugët e frymëmarrjes).

Pasi ishte ftuar edhe ekipi shtesë i ORL-së, për të asistuar në kryerjen e kësaj procedure, fëmijës i hoqën 4 copëza kikirikë dhe iu liruan rrugët e frymëmarrjes. Për të gjitha këto procedura ishte marrë pëlqimi nga ana e familjarëve. Kjo procedurë është kryer me aparaturën e re të bronkoskopisë, me të cilën është furnizuar së fundmi Klinika e ORL-së.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit