8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

I tha që mund të përfundojë në Prokurori – Haradinaj i përgjigjet Konjufcës

Rekomandime

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i është përgjigjur kryeparlamentarit Glauk Konjufca, pasi ky i fundit tha se Haradinaj i ka punët keq me korrupsionin, duke shtuar se në bazë të mandateve të kaluara është e mundur që ai të përfundojë në Prokurori.

Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se nuk ka arsye të shqetësohet për deklaratat e Konjufcës.

- Advertisement -

“Janë të mirëseardhur i mirëpres mem trokit për cka është ligj. Vec a e nijtet cka tha, ‘mos të mirret me korrupsionin tonë’. Nuk kom arsye m’u shqetësu cka thotë Konjufca. Nuk po e di pse po idhnohet, ai kryetar i parlamentit është o vlla. Pse ai bëhet avokat i Qeverisë? Pse spe len qeverinë me fol për veti?”, tha Haradinaj.

Ndryshe, Konjufca në emisionin ‘Dpt te Fidani’ në T7 kishte thënë se më mirë Haradinaj të merret me veten, sesa me Qeverinë Kurti.

“Z. Haradinaj personalisht i ka puntë shumë keq me korrupsionin. Në bazë të mandateve të kaluara, është shumë e mundshme me përfundu në Prokurori. Kështu që, z. Haradinaj është më e mundshme që të shpenzojë më shumë kohë me vetën, sesa që të merret me Qeverinë Kurti”, kishte thënë Konjufca.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit