8.8 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

I tregoi Rusisë sekretet ushtarake të Gjermanisë, arrestohet spiuni

Rekomandime

Gjermania ka paditur një ish-oficer të forcave rezerviste me akuzën se ka kryer spiunazh për Rusinë.

Prokuroria e Përgjithshme e Gjermanisë tha në një deklaratë se Ralph G. U ka dhënë agjentëve rusë “dokumente dhe informacione të shumta” rreth ushtrisë gjermane nga tetori 2014 deri në mars 2020.

- Advertisement -

Ai akuzohet gjithashtu se ka dhënë informacione mbi impaktin që kishin në kompanitë gjermane sanksionet e vendosura nga Bashkimi Europian ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë nga Ukrainë në vitin 2014.

Ushtaraku, i cili ishte gjithashtu anëtar në disa komitete ekonomike, u ka dhënë rusëve edhe informacion rreth gazsjellësit të shumëdiskutuar “Nord Stream 2”, përmes të cilit Rusia do të dërgonte sasi të konsiderueshme gazi në Gjermani, por që u pezullua pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti, shkruan a2cnn.

Prokuroria gjermane tha se Ralph G. U ka dhënë agjentëve rusë informacione për forcat rezerviste të Gjermanisë dhe mbrojtjen civile.

- Advertisement -

Përmes tij, shërbimi sekret i Rusisë ka marrë edhe kontakte dhe detaje personale të oficerëve të lartë gjermanë dhe drejtues të kompanive të rëndësishme në vend.

I dyshuari akuzohet edhe se ka ndihmuar rusët që të kuptojnë më mirë politikat amerikane të mbrojtjes me partnerët e NATO-s.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit