1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

I zbulon profesori fajtorët e mossuksesit të dialogut të Kosovës dhe Serbisë – përmend emra

Rekomandime

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mbetët njëra ndër temat më aktuale në vendin tonë. Situata politike në vend ka bërë që të vihet në pikpytje edhe përfaqësimi nga kush do të bëhet në bisedimet që do jenë mes Kosovës dhe Serbisë.

Së fundi të konfruntuar u gjenden Hoti dhe Thaçi duke e diskutuar se cili do të jetë përfaqësues I Kosovës, mirëpo për “Bota sot”, profesori Binak Maxharraj u shpreh që nëse ky dialog ka shkuar aq I vonuar është për shkak të Mustafës dhe Thaçit pasi të dy nuk ditën të udhëheqin dialogun.

- Advertisement -

Dialogu me Serbinë nuk është i ditëve të sotit, me Serbinë është dialoguar që shtatë vite.Nuk është arritë pathuaj asgjë pos disa marrëveshjëve që e poshtërsojnë Kosovën dhe kjo për fajin e vet Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës i cili nuk ishte në nivel të duhur për të dërguar përpara dialogun nga shkaku se të dytë janë të korruptuar dhe të shantazhuar nga Serbia.

Këta të dytë për shumë vite kanë bërë dialog të mbrapësht të udhëhequr keq, të udhëhequr në dëm të Kosovës dhe në dobi të Serbisë”, u shpreh Maxharraj.

Më tej profesori thotë që asnjë kërkesë nuk kanë shtruar në tavolinë në dobi të Kosovës mirëpo vetëm I kanë lënë hapësirë Serbisë duke esakaluar edhe në marrëveshjen antikushtetuese për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga ana e Mustafës.

- Advertisement -
Binak Maxharraj

Këta të dytë për shumë vite kanë bërë dialog të mbrapësht të udhëhequr keq, të udhëhequr në dëm të Kosovës dhe në dobi të Serbisë.

Nuk kanë shtruar kurrfarë kërkesash në dobi të Kosovës, por kanë sjellë marrëveshje të dëmshme, kështu duke i lënë hapësirat Serbisë që dialogun ta kthej në anën e vetë, bile Isa Mustafa shkoj aq larg në këtë dialog sa që e nënshkroj Marrëveshjen antikushtetuese për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, përfundoi Maxharraj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit