12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ibrahimi: Asociacioni s’e heq Serbinë nga Kosova, shkëmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë

Rekomandime

Njohësi i proceseve politike në vend, Ilir Ibrahimi, ka folur për një zgjidhjen mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka theksuar se shkëmbimi i territoreve është zgjidhja me e mirë.

Duke folur për zhvillimet e fundit në botë me theks të veçantë në Ukrainë, Ibrahimi ka theksuar rëndësinë e një një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

- Advertisement -

Ai tutje ka thënë se Asociacioni nuk e largon Serbin nga Kosova, prandaj sipas tij shkëmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë.

“Asociacioni nuk e bën këtë, prandaj shkëmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë. Klasa politike kosovare aktuale duhet ta gjej guximin, sikur e kishte gjetur klasa politike në vitin 2018, dhe ta vendos këtë opsion në tavolinë”, ka shkruar Ibrahimi.

Postimi i plotë

- Advertisement -

Zhvillimet e fundit në botë e tregojnë edhe më shkoqur rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.
Ajo marrëveshje duhet të heq një herë e përgjithmonë Serbinë nga Kosova.
Asociacioni nuk e bën këtë, prandaj shkëmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë.
Klasa politike kosovare aktuale duhet ta gjej guximin, sikur e kishte gjetur klasa politike në vitin 2018, dhe ta vendos këtë opsion në tavolinë.

Ditë më parë lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve kanë folur edhe zyrtarë nga Partia Demokratike e Kosovës, të cilët kanë thënë se në vend të Asociacionit do të ishte më mirë të shkëmbeheshin territoret.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit