10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

“Ideja është e Ramush Haradinajt”, Mediat serbe: Kosova po planifikon themelimin e një fondi për forcimin e Ushtrisë

Rekomandime

Mediat serbe të nxitur nga deklarata e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili është shprehur se buxheti prej 100 milionë euro nuk mjafton që Kosova të ketë një ushtri të aftë për t’u mbrojtur nga agresorët, shkruajnë se shqiptarët po fuqizohen.

“Shqiptarët nga Kosova dhe Metohija po planifikojnë të themelojnë një fond për të forcuar të Ushtrinë. Ideja është hedhur nga lideri i AAK-së Ramush Haradinaj”, nis artikullin media serbe ‘Novosti’.

- Advertisement -

Ish-ushtaraku Ljubjan Karan, thekson se armatosja e forcave shqiptare të sigurisë në Kosovë dhe Metohi, nuk janë i vetmi kërcënim për Serbinë dhe popullin serb.

Sipas tij rreziku më i madh do të jetë nëse Ushtria e Kosovës arrin të bëhet pjesë e NATO-s në të ardhmen.

“Ky është një kërcënim i pakrahasueshëm, më i madh se blerja e armëve. Por ushtria e Kosovës nuk do të mund të përputhet me atë Serbe. Ata e dinë mirë këtë gjë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ndër donatorët më besnikë, të Ushtrisë së Kosovës është Turqia, por edhe Kroacia dhe disa shtete perëndimore. Deri më tani në Prishtinë kanë mbërritur kryesisht automjete luftarake, armatim këmbësorie dhe pajisje, por ka të dhëna se me vite është punuar në blerjen e mjeteve më serioze të pajisjeve ushtarake – avionë, raketa, artileri, shkruan më tej Novosti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit