13.3 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Shtëpia e Bardhë lëshon komunikatë për takimin e Kurtit me këshilltarin kryesor të Biden

Rekomandime

Zëdhënësja e Këshillit për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Adrien Wastson, ka lëshuar një komunikatë për media ku ka treguar për detajet e takimit ndërmjet këshilltarit kryesor të presidentit amerikan, Jake Sullivan, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në komunikatën e publikuar në faqen e Shtëpisë së Bardhë, thuhet se këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan është takuar dje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për t’i shprehur mirënjohjen për pritjen e refugjatëve afgan në Kosovë.

- Advertisement -

Gjithashtu në komunikatë thuhet se janë shkëmbyer edhe pikëpamjet për agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë përfshirë edhe ofrimin e ndihmës humanitare nga Kosova për popullin e Ukrainës dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Në takim është diskutuar edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sullivan ka shprehur përkrahjen e SHBA-së për dialogun e drejtuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të raporteve ndërmjet dy shteteve dhe nevojën për përparim të mëtejshëm për çështjet kryesore të pazgjidhura.

“Ata diskutuan gjithashtu stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, me z. Sullivan i cili ka shprehur mbështetjen e SHBA-së për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën për përparim të mëtejshëm në çështjet kyçe të pazgjidhura”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Sullivan gjithashtu ka mirëpritur planet e Kosovës për të kaluar nga varësia nga thëngjilli i linjitit në energji më të pastër dhe për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Albin Kurti takon këshilltarin kryesor të Bidenit

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit