Policia e Kosovës ka njoftuar se ka intervistuar disa të dyshuar që kanë gjuajtur me vezë në drejtim të liderit të LVV’së, Albin Kurtit, në Skenderaj.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje kishte qëndruar të hënën në Skenderaj, ku ishte pritur edhe me brohoritma “UÇK-UÇK” “Thaçi-Thaçi”.
Kurti ishte i shoqëruar nga forca të shumta policore gjatë vizitës së tij parazgjedhore.
Skenderaj 01.02.2021 – 18:30.
Është raportuar se vi.ktima mashkull kosovar është f.yer dhe suImuar me gjësende nga disa persona.
Njësia policore ka identifikuar dhe intervistuar të dyshuarit.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Gjatë qëndrimit të tij atje, qytetarët janë dëgjuar duke brohoritur “UÇK, UÇK”, “Thaçi, Thaçi”.
Si pasojë e këtij presioni, ai është larguar nga tubimi në Skenderaj.