7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

IKD: Vetëvendosja, është partia më e pasur në Kosovë

Rekomandime

Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar sot të dhënat për të gjitha partitë politike në Kosovë.

- Advertisement -

Është partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosja ajo e cila prin me pasuri në krahasim me partitë e tjera politike në vend sipas këtij raporti nga IKD.


Në këtë listë prin Lëvizja Vetëvendosje me 136 mijë e 508, ku në pasurinë e subjekteve politike përfshihet tokat, objektet, pajisjet, pasuritë e paprekshme, llogaritë e arkëtueshme, parapagimet, paratë dhe pasuritë tjera.
E dyta rreshtohet PDK’ja me 70 mijë e 986 euro, AAK’ja me 45 mijë e 255 euro, Nisma me 42 mijë e 044 euro dhe Lista Serbe me 40 mijë e 255 euro.

Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar vetëm 12 mijë e 817 euro pasuri duke u renditur si subjekti i tetë me më së shumti pasuri.

- Advertisement -

Subjektet politike kanë deklaruar 4 milion e 665 mijë euro të hyra, ndërsa kanë shpenzuar 5 milion e 433 mijë euro. E si burim kryesor të të hyrave të tyre, subjektet politike i kanë deklaruar mjetet që marrin nga buxheti i shtetit, përmes Fondit për mbështetjen e subjekteve politike.

Në përgjithësi, subjekti me më së shumti të hyra të deklaruara për vitin 2019 është PDK me mbi 1,2 milion euro. Pas PDK-së radhiten LVV me mbi 1,1 milion euro, LDK me mbi 910 mijë euro, AAK me mbi 320 mijë euro, LS me 300 mijë euro, NISMA me 200 mijë euro, AKR me 120 mijë euro, KDTP me rreth 90 mijë euro dhe koalicioni VAKAT me rreth 65 mijë euro. Pas tyre renditen subjektet tjera Alternativa, PLE, PAI, NDS, PREBK, JGP të cilat kanë deklaruar rreth 30 mijë euro të hyra secila.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit