Analisti Ilir Mirena ka thumbuar përmes një postimi në Facebook, publicistin e njohur Veton Surroin.
Mirena ka postuar një status të Surroit, të cilin ky i fundit e kishte shkruar në vitin 2019.
Në këtë status Surroi kishte shkruar: “Në Kosovë po fryn erë lirie”.
Ndërsa Mirena ka ironizuar duke shkruar: “Edhe n’Brezovice po fryn ere lirie…”
Kjo pasi publicistit, Veton Surroit i është përmendur emri në publik pas operacionit “Brezovica” ku dyshohet se u ndërtuan prona ilegalisht e me ryshfet.