2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Imami i Tiranës që tha se Iraku zbuloi ilaçin kundër coronavirusit, e kishte fjalën për një ilaç që në SHBA u patentua para 65 viteve

Rekomandime

Kur vendet më të zhvilluara të botës po bëjnë përpjekje për të gjetur ilaçin më të mirë që i reagon sulmeve të coronavirusit në organizmin e njeriut, Imami i njërës prej xhamive më të mëdha të Tiranës, Ahmed Kalaja tha se ishte Iraku që zbuloi ilaçin, madje edhe vaksinën kundër këtij virusi.

Por, pas disa ditëve kur doli që asnjëra prej këtyre nuk është e vërtetë, hoxha ka publikuar në faqen e tij në Facebook, një ilaç i cili në SHBA u patentua para 65 viteve, për të cilin thotë se kur po kombinohet me një ilaç tjetër irakien, po e shëroka Covid-19’shin.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për Hydroxychloroquine, një ilaç që lufton malarjen, e i cili në SHBA ishte patentuar në vitin 1955.

Pavarësisht lajthitjes së opinionit, hoxha po vazhdon të insistojë që Iraku e ka zbuluar këtë ilaç, e madje edhe e ka publikuar një video në Facebook, gjatë procesit të prodhimit të këtij ilaçi në Irak.

Por, ajo që hoxha ka publikuar, është vetëm një ilaç i cili në SHBA ishte patentuar para 65 viteve, dhe tani po prodhohet edhe në Irak, pasi institute perëndimore thanë se ky ilaç në kombinim me disa ilaçe tjera, po ndikon pozitivisht në trajtimin e rasteve me coronavirus, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

- Advertisement -

Më poshtë lexoni të plotë reagimin e imamit:

Për të gjithë skeptikët që kurrë nuk donin që ta pranonin, video gjatë prodhimit të ilaçit për mjekimin e Corona Virus ( COVID-19 ) në Baghdat,Irak më datë 27 Mars 2020 !
SQARIM:

- Advertisement -

Hydroxychloroquine nuk e ka prodhu Iraku as nuk eshte shpikur prej tyre; Ne origjine; Hydroxychloroquine është një agjent anti-inflamator, imunomodulues, anti-parazitar dhe anti-viral nga grupi i ilaçeve të malaries. Përdoret për parandalimin dhe trajtimin e malaries, photodermatosis, lupus erythematosus dhe sëmundjet reumatike. Në vitin 2020, u studiua hidroksilklorina për terapinë e Covid-19. Tabletat zakonisht merren dy deri në tre herë në ditë me vakte dhe shumë lëngje. Efektet më të zakonshme të padëshirueshme të mundshme përfshijnë nauze dhe dhimbje barku. Hydroksilklorina rrallë mund të shkaktojë efekte anësore serioze, siç janë reagimet e rënda të lëkurës, retinopatitë, çrregullimet e gjakut dhe aritmitë kardiake. Zgjat intervalin QT.

Deri ketu ska asgje per tu habitur nje mjek ne New York tregon 100% suksese ne sherimin e 699 pacientave!

https://techstartups.com/…/dr-vladimir-zelenko-now-treated…/

Tani!
O njerez kuptoni thelbin e mos na lodhni;
Autoritetet me te larta te shëndetsis së Irakut në 1 intervist televizive lajmëruan se ilaçi në fjal ësht e modifikuar me plus supstanca tjera që e çon deri te shërimi i covid 19.

Edhe nje here

Hydroxychloroquine nuk e thashe e ka prodhu Iraku po kombinimin e ri!!!!

Me teper info keni ketu;

Me herët kemi shperndare nje video ku thuhet qe ky ilaç edhe pse ka qene edhe egzistonte tani thjesht i eshte bere kombinim me nje tjeter ekzistues per me teper kthehuni te postimi

Pra po ndikon pozitivisht ne sherimin e pacientave me covid-19

Fundja fundit edhe nese nuk zbulim ne prodhim pra do te hedhim poshte fjalet edhe deklarimet e Ministrise Shendetsise Irakiene qe behet fjale per rikombinim eshte nje lloj zbulimi ne perdorim.

Faleminderit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit