3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Imami që drejtoi organizatën e mbyllur nga shteti për TERR0RIZËM, i priu marshit pro-palestinezëve në Prishtinë

Rekomandime

Imami i xhamisë “Hasan Beg”, e njohur si xhamia e ‘4 Llullave’ në Prishtinë, Husamedin Abazi, e ka prirë protestën e sotme në Prishtinë, e organizuar si marsh solidarizues me popullin palestinez, pas konfrontimeve të fundit me rakta, me Izraelin, në Gaza.

- Advertisement -

Imami Husamedin Abazi, bashkë me një grup të vogël qytetarësh, dolën në sheshin kryesorë të Prishtinës, duke mbajtur në duar disa pankarta “në solidaritet me popullin palestinez”.

Madje, në mesin e tyre ishte edhe një pankartë me mesazh të çuditshëm si ajo “Liria jonë nuk është e plotë pa lirinë e popullit palestinez”, e pankarta të tjera të ngjashme, deri tek brohoritjet “Poshtë fashlzmi i shtetit izraelit”.

Marshi u thirr para dy ditësh, për t’u mbajtur sot, nga një grup aktiv në Facebook, “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist”.

- Advertisement -

Mbështetje marshit ku nuk mungoi as valimi i flamurit të Palestinës, i dhanë me praninë e tyre edhe deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, dhe ish-këshilltar i kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi.

- Advertisement -

Por kush është imami që priu marshuesit në organizimin e grupit feminist kosovar?

Husamedin Abazi, një imam i njohur në Prishtinë, për shkak se drejton një prej xhamive kryesore në kryeqytet, dhe me xhemat të madh, siç është xhamia “Hasan Beg”, apo e njohur si Xhamia te 4 Llullat, në qendër të Prishtinës.

Abazi, si imam, për vite të tëra kishte drejtuar një organizatë jo-qeveritare.

Fjala është për organizatën ‘AKEA’, që ishte mbyllur nga shteti, sikurse edhe 15 organizata tjera në Kosovë, pasi dyshoheshin se ishin të përfshira në aktivitete anti-kushtetuese, të rekrutimit të Iuftëtarëve shqiptarë që Iuftuan në Siri e Irak, përkrah organizatave te.rroriste ‘AI-Nussra’ e lSlS, financimin e aktiviteteve ekstemiste si dhe përhapjen e propagandës në mbështetje të aktiviteteve ekstemiste në Kosovë.

Aktiviteti i kësaj organizate fillimisht ishte pezulluar në vitin 2014, kur edhe kishte ndodhur aksioni i madh anti-te.rrorizëm i shtetit kosovar dhe autoriteteve të sigurisë në vend, në ndjekjen intensive të organizatave dhe imamëve që përgatisnin kosovarët për të shkuar për Iuftë në Siri.

E më vonë, në vitin 2016, Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim – AKEA, organizatë e njohur në Kosovë si njëra nga OJQ’të më të fuqishme kosovare me orientim edhe fetar, bashkë me 15 organizata tjera, ishin mbyllur krejtësisht nga atëkohë Ministria e Administratës Publike.

Ministria, në vendimin e tyre nuk kishte dhënë detaje për arsyet specifike të mbylljes së këtyre OJQ-ve, e sot e kësaj dite as autoritetet e sigurisë nuk kanë sqaruar nëse dyshimet e ngritura ndaj kësaj OJQ-je dhe disa tjerave të jenë konfirmuar apo të jenë hedhur poshtë.

Mediumi ‘Gazeta Express’, në vitin 2014, kishte raportuar se AKEA është e lidhur me lëvizjen politike islamike “Vëllazëria Myslimane” e cila vite më parë e mori pushtetin në Egjit me Muhamed El-Morsin, por që e humbën pushtetin pas një viti me një grusht-shtet nga gjenerali El-Sisi, i cili tash është Kryetar i zgjedhur i Egjiptit.

“Vëllazëria Myslimane” në Egjipt dhe disa vende arabe konsiderohet organizatë te.rroriste, derisa anëtarët e saj konsiderohen të afërt me krijuesit e Hamasit, grupit miIitantë palestinezë në Gaza, të cilët nga e hëna në mbrëmje raportohet se kanë shkrepur më shumë se 1.000 rakta në drejtim të Izraelit, kur Iuftimet u përshkallëzuan në mënyrë dramatike pas disa ditëve të trazlrave në Jerusalem.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit