2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Imer Zogaj ftohet nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit

Rekomandime

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Imer Zogaj, është individi më i fundit që ka marrë ftesë për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale.

Ai ka bërë të ditur vetë, nëpërmjet një njoftimi të publikuar në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet, se ka pranuar ftesë në cilësinë e dëshmitarit.

Zogaj ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë, më 21 janar të këtij viti.

- Advertisement -

“Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndier më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së”, është shprehur ai.“Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime!”, ka deklaruar Zogaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit