22 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Imri Ahmeti ngushëllon familjen e 25 vjeçarit Sejdi Smajli që ndërroi jetë nga Leukemia

Rekomandime

Kryetari komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen e 25 vjeçarit, Sejdi Smajli i cili ndërroi jetë në Turqi ku kishte shkuar për shërim.

- Advertisement -

Ahmeti thotë se të gjithë u solidarizuan për ta ndihmuar Sejdiun dhe sot të gjithë bashkëndjejnë dhimbjen me familjen tij.

“Më lejoni që në emër tim, në emër të institucioneve të Komunës së Lipjanit dhe në emër të gjithë qytetarëve të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të djalit tuaj.” shkruan Ahmeti në facebook.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

E nderuar familje Smajli,

Të nderuar qytetarë,Ishim bashkë me ju gjatë kohës ku pothuajse të gjithë u solidarizuam për ta ndihmuar Sejdiun, por edhe sot jemi së bashku të ndjejmë e të ndajmë dhimbjen me ju me rastin ndarjes nga jeta të Sejdiut, që na preku të gjithë.

- Advertisement -

Lipjani humbi një të ri, por lipjanasit u treguan solidar e të gatshëm për të ndihmuar, andaj faleminderit të gjithve!Më lejoni që në emer tim, në emër të institucioneve të Komunës së Lipjanit dhe në emër të gjithë qytetarëve të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të djalit tuaj.E nderuara familje Smajli, në këto momente dhembje dhe mërzie gjeni forcen dhe durimin,të përballoni këtë fat të merzisë.
IA

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit