1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Imuniteti nga koronavirusi mund të zgjasë vetëm 6 muaj”

Rekomandime

Njerëzit mund të jenë imunë ndaj koronavirusit për një periudhë kohe që zgjat vetëm 6 muaj.

- Advertisement -

Ky është përfundimi i një studimi holandez, që ngre pikëpyetje mbi faktin nëse ai që quhet “imuniteti i tufës” është zgjidhja për të fituar betejën me Covid-19.

Kërkuesit shkencorë të Universitetit të Amsterdamit kanë testuar 10 burra për 4 koronaviruse gjatë 35 viteve.

Koronavirusi që u përdor në studim shkaktojnë atë që e njohim si ftohjen e zakonshme dhe, siç raporton “The Times”, studimi thekson se “imuniteti mbrojtës zgjatë shumë pak”.

- Advertisement -

Ata shtojnë se pas një viti njerëzit u infektuan sërish, pasi pas 6 muajsh nivelet e antitrupave u ulën ndjeshëm.

Profesor Lia van der Hoek, një nga shkencëtarët e përfshirë në studim, tha se “Imuniteti i tufës është problematik, edhe nëse krijohet vaksina, pasi njerëzit mund të infektohen prapë pas 6 apo 12 muajsh”./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit