Është inauguruar shtatorja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova në oborrin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Shtatorja e Rugovës është vendosur aty ku ishte planifikuar që sot të inaugurohet edhe shtatorja e Anton Çettës, mirëpo ky vendim u tërhoq pas kundërshtimit të familjes dhe u mor vendim që shtatorja e Çettës të vendoset në oborrin e Filologjikut.
Pamjet e inaugurimit të shtatores së Rugovës janë publikuar nga skulptori Fatmir Hoxha.
Në media u raportua se kjo shtatore është vendosur pa lejen e Komunës së Prishtinës.