1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Incident në kufi, Bjellorusia e akuzon Poloninë se deshi t’ia verbonte disa oficerë të policisë

Rekomandime

Një polic kufitar Bjellorusi ka akuzuar forcat polake se i kanë sulmuar me “plumba metalikë” dhe llastiqe, raporton Euronews.

Autoritetet kufitare polake dyshohet se kanë kryer “akte të paligjshme” në një pikë kontrolli pranë qytetit të Brest, thanë autoritetet bjelloruse. Në deklaratë thuhet se natën e 10-11 prillit, ushtarët polakë qëlluan në Peschatka, një pikë kontrolli rrugore në Bjellorusi.

- Advertisement -

Ata shtojnë se forcat e sigurisë u përpoqën t’i verbonin oficerët e policisë kufitare bjelloruse me një lazer.

Komiteti Shtetëror i Kufirit të Bjellorusisë ka shpërndarë pamjet që tregojnë një person të armatosur duke ndezur një dritë drejt një kamere.

Incidenti i supozuar të kujton një tjetër “shkelje kufiri” të raportuar që ndodhi në janar kur u zbuluan vrima pranë emblemës së Komitetit të Kufirit në Bjellorusi.

- Advertisement -

Përkeqësimi i marrëdhënieve midis Bjellorusisë dhe Polonisë

- Advertisement -

Incidenti ndodhi mes tensioneve të rritura midis Polonisë dhe Rusisë, një aleate e Bjellorusisë. Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar vazhdimisht Minskun se po përgatitet t’i dërgojë trupat e veta në Iuftë, gjë që Bjellorusia e mohon.

Marrëdhëniet midis Polonisë dhe Bjellorusisë janë përkeqësuar që nga rizgjedhja e presidentit Alexander Lukashenko në vitin 2020. Varshava ka nisur ndërtimin e një gardhi 350 milionë euro përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë për të parandaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm.

Të dielën, rojet kufitare polake akuzuan zyrtarët bjellorusë për gjuajtje me gurë dhe përdorimin e lazerëve kundër patrullave polake ndërsa një grup migrantësh u përpoqën të hynin në vend.

“Ne nuk po komentojmë materialet e publikuara nga pala bjelloruse. Ka pasur shumë indikacione se disa nga informacionet e publikuara nga shërbimet bjelloruse janë manipuluar muajt e fundit. Rojet kufitare nuk kanë qëlluar apo përdorur llastiqe mbrëmë”, tha një zëdhënës i Gardës Kufitare polake tha për Euronews.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit