9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ish-kreu i NATO-s: Ushtria ruse, dështim poshtërues, Iufta merr fund me një marrëveshje që do ta urrejnë të gjithë

Rekomandime

Ish-kreu i komandanti i NATO-s në Europë, James Stavridis, ka folur për situatën e fundit në Ukrainë, duke nënvizuar edhe opsionin e një marrëveshjeje eventuale për fundin e konfliktit.

Sipas tij, marrëveshja do të urrehet nga të gjithë, nga Putin, Zelenskiy dhe NATO për arsye të ndryshme.

- Advertisement -

Ai ka sjellë për analogji rastin e Finlandës në vitin 1940, kur Bashkimi Sovjetik sulmoi ushtarakisht por u përball me një mbrojtje të jashtëzakonshme që i kushtoi shumë.

“…në fund Iufta u shndërrua në negociatë e cila kur mbaroi Finlanda dha 10% të territorit. Por vazhdoi si vend sovran dhe pranuan pozicionin e neutralitetit. Dhe sinqerisht mendoj se kjo situatë mund të shkojë po ashtu.

Ka shumë mundësi të tjera. Do të thosha se ka një shans 60-65% që do të shohin një mbyllje me negociata që i jep Putinit kontroll mbi 10-15% të Ukrainës, por pjesa tjetër vazhdon si vend sovran.

- Advertisement -

Zelenskiy qëndron president dhe ukraniasit vendosin për vete, në këtë moment neutraliteti bën më shumë kuptim. Meqë ra fjala çdokush do ta urrejë marrëveshjen në fjalë.

Putin, sepse e di që ka dështuar në objektivin real të pushtimit të plotë, Zelenskiy sepse do të jetë presidenti që lëshoi 15% të territorit dhe Perëndimi sepse do të duhet të anullojë disa sanksione. Pra të gjithë do ta urrejnë, por kështu mbarojnë shpesh Iuftërat”, është shprehur Stavridis.

- Advertisement -

Ai e ka cilësuar si befasues nivelin operacional të ushtrisë ruse dhe dështimin e saj të sikletshëm në planifikim dhe logjisitikë. Në fakt ky është një element që ka rënë në sy të të gjithë vëzhguesve dhe padyshim që e dëmton më shumë se çdo gjë tjetër kredibilitetin e Rusisë në arenën ndërkombëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit