4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Infektologu e zbulon daliimin, vaksina AstraZeneca kushton 2$, Pfizer 40$

Rekomandime

Infektologu, Ilir Tolaj ka treguar që dallimi mes vaksinave që po debatohen me të madhe në Kosovë, AstraZeneca dhe Pfizer, qëndron tek çmimi i tyre.

- Advertisement -

Sipas tij, një dozë e vaksinës AstraZeneca kushton vetëm 2$ (dy dollarë) ndërsa çmim të njëzetfishtë krahasuar me të ka Pfizer, një dozë e së cilës kushton 40$ (dyzet dollarë).

Ky sqarim i Tolajt ka ardhur pasi është raportuar që një numër i qytetarëve kanë refuzuar të vaksinohen me vaksinën e prodhuesit “AstraZeneca”.

Është Norvegjia ajo e cila i ka dhuruar Kosovës si donacion mbi 182 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, të cilat u bënë temë debati e deputetit nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhi i cili ngriti mëdyshje rreth afatit të qëndrueshmërisë së tyre.

- Advertisement -

Ka qenë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia i cili e ka konfirmuar që 12,500 doza nga mbi 182 mijë sosh kanë afat qëndrueshmërie deri më 31 Korrik 2021, ndërsa pjesa tjetër deri në fund të gushtit.

Bazuar në listën e çmimeve të publikuara nga De Bleeker, çmimet e vaksinave janë si vijon:

- Advertisement -

AstraZeneca: 1.78 euro.

Johnson & Johnson: 7.18 euro.

Sanofi dhe Glaxo Smith Klein: 7.56 euro.

Pfizer dhe BioNTech: 12 euro.

CureVac: 10 euro.

Moderna: 18 euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit