3.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Infektologu Ilir Tolaj e zbulon çka ndodhi në Deçan

Rekomandime

Një numër i madh i banorëve të komunës së Deçanit po vazhdojnë të kërkojnë trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

- Advertisement -

Këtë situatë të krijuar tash e 5 ditë infektologu, Ilir Tolaj po e cilëson si shpërthim epidemik.

“Është shpërthim epidemik, i një gjendje të provokuar nga një agjent i jashtëm, me gjasë edhe në bazë të simptomatologjisë edhe në bazë të të dhënave epidemike prezente dhe që janë në dispozicion ky agjent gjasat janë më të mëdha që të jetë infeksioz,”- tha Tolaj.

Ai në ATV tha se nuk mendon që shkaktari i këtij heImimi të jetë kimik.

- Advertisement -

“Përhapja e këtyre infeksioneve në një regjion të caktuar, në fakt shumica apo pjesa më e madhe të këtyre të sëmurëve janë nga regjioni që furnizohen nja një vijë e ujit dhe ata që kanë marrë pjesë praktikisht ose që rastësisht kanë ndodhë që janë të fshatrave tjera por që ka ndodhë në periudha të caktuara të kohës në atë regjion. Prandaj, kjo e bënë jashtëzakonisht të besueshme që uji mund të jetë një prej burimeve të infeksionit. Shkaktarët edhe ata të cilët mund të përhapen me ujë janë të shumtë dhe mund të jenë edhe baktere edhe parazit, por nuk e mendoj që është kimik,”-shtoi tutje Tolaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit