1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Infektologu Ilir Tolaj: Në vjeshtë pritet të rritet sërish numri i rasteve me Covid-19

Rekomandime

Ditët e fundit në vendin tonë është ulur ndjeshën numri i rasteve të reja me Covid si dhe numri i personave që humbin jetën nga ky virus.

- Advertisement -

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë është shënuar vetëm një rast i vdekjes dhe janë regjistruar 23 raste të reja me SARS CoV-2.Po cilët janë faktorët që kanë ndikuar në uljen drastike të rasteve me Covid-19?

Infektologu, Ilir Tolaj, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka thënë se në uljen e numrit të rasteve të reja kanë ndikuar disa faktorë të ndryshëm.Tolaj thotë se kjo në radhë të parë ka ndodhur pasi më shumë se 60% e popullsisë e kanë kaluar Covid-19, si dhe faktori tjetër është imuniteti kolektiv.

“Numri i rasteve te reja me Covid-19 ka rënë ndjeshëm sepse tashmë ka përfunduar vala e tretë e pandemisë për vendin tonë, duke lënë pas vetes të infektuar pjesën më të madhe të popullatës. E vleresoj se deri tash, në forma të ndryshme, me ose pa simptome, më shumë se 60% e popullatës së Kosoves e kanë kaluar Covid-19, duke lene pas vetes një imunitet kolektiv të mjaftueshem për ta penguar përcjelljen e pakontrolluar të virusit gjë që ka rezultuar edhe me situaten e volitshme epidemiologjike që tash e kemi ne vend” tha Tolaj.

- Advertisement -

Tolaj thotë se përballja e ‘lehtë’ me pandeminë që ka ndodhur në Kosovë nuk është meritë e autoriteteve shëndetësore por e strukturës demografike të vendit tonë.

“Kuptohet me renien e numrit te rasteve te reja me Covid-19 ka rënë edhe numri i vdekjeve, sepse këto janë ne lidhje kauzale mes vetes. Perballja relativisht e lehtë dhe me më pak pasoja sesa shumë vende të tjera të botës nuk është meritë e punës së autoriteteve shëndetësore të Kosovës, por kryekëput është pasojë e strukturës demografike të vendit tonë, qe shquhet me popullatë shumë të re dhe numër të vogël të të moshuarve”Ai tutje paralajmëron se nëse procesi i vaksinimit shkon si tani, në vjeshtë do të ketë sërish rritje të numrit të rasteve me Covid.

- Advertisement -

“E vleresoj se nese autoritetet shendetësore dhe politike të vendit do të kishin qenë në gjendje që të sigurojnë vaksinimi masiv të popullatës me vaksinën anticovid brenda 4-5 muajve të ardhshëm, ateherë me siguri te madhe do te konstatoja se ne e kemi mundur pandeminë. Në të kundërtën, nëse vaksinimi do të jetë me ritmet e deritashme, ka gjasa që pas veres sërish te kemi nje rritje të numrit te rasteve te reja me covid-19, gjithesesi jo ne nivelin e valës se fundit që e lamë pas” tha Tolaj për “Gazeta Blic”.

Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës ka ndryshuar masat anti Covid.

Me vendimin e ri të marrë nga institucionet shëndetësore është hequr plotësisht ora policore dhe janë lehtësuar edhe masat e tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit