10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rrustem Mustafa-Remi: Me Albin Kurtin jam takuar në Shtabin e UÇK-së, i përfundoi detyrat me nderë

Rekomandime

Rrustem Mustafa-Remi mori shumë reagime pasi tha se Albin Kurtin e ka pasur bashkëluftëttar dhe hiç më pak nga ish-komandant të Zonës së Llapit, por jo vetëm.

- Advertisement -

Remi sot ka reaguar duke thënë se me Albin Kurtin është takuar edhe në Shtabin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për qëllime të çlirimit të vendit.

Remi thotë se Kurti ka qenë me detyra të veçanta në Zyrën e Përfaqësimit Politik të UÇK-së.

“Por, kemi pasur kontakte gjithëpërfshirëse. Gjatë kohës sa ishte pjesë e zyrës së Adem Demaci”, thotë Remi, shkruan Kosova Ime.

- Advertisement -

Ai thotë se nuk do të reagoj ndaj ushtarëve siç thotë që u përdorën për të vjellë fjalë të pa matura për të, ndërsa shton se “ata janë ushtarë që nuk janë përmbushur dhe frikësohen se po humbin meritat e tyre duke pranuar meritat e atyre qe përfunduan detyrat me nderë në UÇK, jo domosdoshmërisht me e nga armët apo istikamet e nderit!”.

Postimi i Remit:

- Advertisement -

E vërtet që shumë ushtarë nuk e kanë ditur dhe nuk kanë pas arsye ta dinë shumë zhillime të mira që kishte në UÇK.

Këtë deklaratë kam dhënë pasi u pyeta për deklaratën e Kryeministrit dhënë në Bruksel ku tha se në Ballkanin Perëndimor duhet pastruar skena politike nga kriminelët e luftës dhe të paqës.

Rrustem Mustafa: Po flet ashtu sikur ai e njeh problemin, në vendin tonë nuk ka pasur krime lufte nga çlirimtaret. Unë Albin Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar!

Me Albin Kurtin jam takuar edhe në Shtabin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jemi takuar për qëllime të çlirimit të vendit.

Ai ka qenë me detyra të veçanta në Zyrën e Përfaqësimit Politik të UÇK-së. Por, kemi pasur kontakte gjithëpërfshirëse. Gjatë kohës sa ishte pjesë e zyrës së Adem Demaci.

PS.Emrat e pak ushtarve që u përdorën për të vjellë fjalë të pa matura nuk meritojnë reagimin tim dhe nuk do të merem me ta, ata janë ushtarë që nuk janë përmbushur dhe frikësohen se po humbin meritat e tyre duke pranuar meritat e atyre qe përfunduan detyrat me nderë në UÇK, jo domosdoshmërisht me e nga armët apo istikamet e nderit!
Lavdia është e secilit që sherbeu UÇK me të gjitha detyrat që ju besuan!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit