3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Infektologu kosovar që po e lufton koronavirusin: Kam tre fëmijë, nënën e dërgova në fshat

Rekomandime

Shumë infektologë të cilët po kryejnë detyrën e tyre në këtë situatë të vështirë që ka sjellë pandemia COVID-19 në vend, kanë mundësitë madhe të infektohen gjatë detyrës së tyre nën mantelin e bardhë, shkruan Gazeta Metro.

Ndonëse me mundësi për karantinim, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës, infektologet po vazhdojnë të punojnë pa u izoluar askush nga stafi.

- Advertisement -

Mjeku infektolog, Valbon Krasniqi ka treguar se si pas orarit të punës kthehet në shtëpi te familja, duke u shprehur edhe në lidhje me distancën që mbanë me familjarët sipas rregullave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Infektologu Krasniqi derisa ka ndarë përvojën e tij interesante të vetëizolimit, ka treguar se nuk ka kontakte të drejtpërdrejta me familjarët e tij, madje thotë se nënën e ka dërguar në fshat pasi që të moshuarit janë më të rrezikuarit nga ky virus.

“Jam baba i tre fëmijëve. Nënën të cilën e kam më në moshë e kam larguar në fshat për shkak se të moshuarit janë më të rrezikuarit nga koronavirusi. Unë në klinikë jam i mbrojtur me rroba, veshje speciale dhe pastaj edhe në shtëpi jam i kujdesshëm me higjienë dhe distancë. Shpresoj ta kalojmë sa më shpejtë këtë situatë”, ka thënë Krasniqi për REL, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Kujtojmë se rastet me koronavirus në Kosovë çdo ditë janë duke u shtuar, ku vetëm gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar 26 raste të reja pozitive me COVID-19, duke shënuar kështu 61 raste në gjithsej që nga 13 marsi kur edhe u konfirmuan dy rastet e para.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit