2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Infektologu kosovar: S’guxojmë të mblidhemi pas iftarit, a të thërrasim miq

Rekomandime

Sot janë konfirmuar edhe pesë raste të reja me COVID19, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 170.

- Advertisement -

Duke komentuar situatën me këtë pandemi që po ballafaqohet edhe shteti i Kosovës, në Debat Plus ka folur infektologu kosovar, Valbon Krasniqi.

Ai ka thënë se megjithatë Kosova qëndron mirë në raport me vendet e tjera. Derisa sipas tij në pak më shumë se tri jave, kemi të konfirmuar një 1 person me COVID në 10 mijë banorë, ndërsa çdo i 7-ti i prekur është shëruar.

Pasi që jemi afër muajit të Ramazanit, infektologu, ka bërë apel që mos të ketë mbledhje pas iftarit.

- Advertisement -

“T’i hekim nejat mas darke, në çaj me kojshitë. S’guxojmë të mblidhemi pas iftarit, a të thrrasim miq. Unë kërkoj falje nga besimtarët mbase këtë muaj s’kanë me mujt mi respektu të gjitha ritualet, por ekizston një fuqi një vendim për ndalimin në mase të madhe.

Duhet të shtohet edhe vëmendje në grumbullime të vogla familjare. Pasi që kjo është vërtetuar tashmë që në komuna, tubimet e vogla kanë ndiku në numrin e madh të rasteve”, ka thënë Krasniqi.

- Advertisement -

Ndërsa ai shtoi se në këtë fazë ata dhe infermierët s’janë heronjtë e vetëm, sepse ata po trajtojnë mjekimet, por parandalues janë vet qytetarët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit