17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Ndërron jetë edhe personi i pestë nga koronavirusi në Kosovë

Rekomandime

Përveç 19 rasteve të reja me koronavirus, të cilat janë konfirmuar para pak minutash nga IKSHP-ja, bëhet e ditur se edhe një person ka vdekur si pasojë e këtij virusi.

- Advertisement -

Personi i fundit i cili vdiq kishte sëmundje shoqëruese, infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet.

“Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet)”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Deri tani numri i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 189.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit