Infektologu në Klinikën Infektive të QKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se sot pas 8 javësh betejë me Covid-19 ka filluar numërimi drejt zeros.
Kjo ngase në Klinikë kanë mbetur vetëm edhe 9 pacientë të shtruar me koronavirus.
“Saktēsisht, sot pas 8 javësh betejë me koronavirusin, fillon numërimi drejt ZERO-S,”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi gjithashtu tha se si rezultat i durimit të qytetarëve, stafi dhe personeli profesional janë të gëzuar.