Monday, July 22, 2024

Parashikimi i institutit slloven për zgjedhjet: PDK e treta, dy parti nuk e kalojnë pragun

- Advertisement -
- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje do të dalin partitë e para në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që pritet të mbahen në Kosovë në rast të shpërbërjes së Kuvendit, ka konstatuar instituti i njohur slloven, IFIMES.

Sipas një analize të IFIMES, orientimi i qytetarëve para zgjedhjeve të mundshme shkon në favor të Vetëvendosjes si parti e parë dhe LDK-së si parti e dytë.

- Advertisement -

IFIMES parasheh që Partia Demokratike e Kosovës të renditet e treta, ndërkaq pas saj të vijë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, partia e kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Partitë tjera politike siç janë Aleanca Kosova e Re dhe Partia Socialdemokrate, në bazë të të dhënave të këtij instituti, nuk mund ta kalojnë pragun prej 5 përqind, shkruan Insajderi.

Duke rikujtuar se minoriteteve sipas Kushtetutës u jepen 20 ulëse në parlamentin 120 anëtarësh, IFIMES shkruan se mbështetjen më të madhe sikur edhe para zgjedhjeve tjera parlamentare, sipas sondazheve, e gëzon Albin Kurti si kandidat për kryeministër. Por aty thuhet se ende ekziston rreziku që zgjedhjet e reja të parandalohen pasi dy partitë në qeverinë në largim, PDK dhe AAK, do të jenë humbës të këtyre zgjedhjeve.

- Advertisement -

Sipas raportit të IFIMES, analistët në Kosovë kanë vërejtur se zgjedhjet e parakohshme parlamentare me shumë mundësi do të zgjidhnin situatën ekzistuese të komplikuar dhe do të sillnin një qeveri të re legjitime, e cila do të ishte e gatshme të përballet me sfidat e luftimit të krimit dhe korrupsionit, duke siguruar zhvillim ekonomik dhe parandalim të emigrimit masiv.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që më 22 gusht të mbahet senacë e jashtëzakonshme për shpërbërjen e Kuvendit. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura