2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Infermierja shtrydhë djersët nga puna me pacientët me COVID-19

Rekomandime

Infermierët e Kosovës pothuajse që 6 muaj janë në vijën e parë të frontit në luftë me COVID-19. Skena si kjo që po e shihni tashmë nuk janë të rralla. Infermierja Shqipe Kadriu shihet duhet e shtrydhur bluzën e saj nga djersët dhe puna.

- Advertisement -

Aktorja Aurita Agushi, ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi të kësaj infermiereje.

E postimi i saj është shpërndarë në rrjetin social edhe nga deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi.

- Advertisement -

Agushi ka shkruar se tash e sa muaj me orë të tëra pa gjumë, pa pushim dhe larg familjes infermierët e mjekët po qëndrojnë afër pacientëve me COVID-19.

Ky është postimi i plotë i saj:

- Advertisement -

Infermierja Shqipe Kadriu , duke e shtrydhur djersën . Tash e sa muaj me orë të tëra pa gjumë , pa pushim , larg familjes duke ju qëndru afër pacienteve me Covid 19 . E sa e sa mjekë e infermiere shtrydhin djersën sepse nuk i kanë as 5 minuta kohë me e ndrru uniformën , me e pi një kafe si duhet , me e ngrënë një vakt të ngrohtë e për qejfi

E ne ? Cfarë jemi duke bërë ne që sado pak t’ua lehtësojme punën ?!ASGJË !

Sepse ne nuk mundemi pa dalë kafeve , nuk mundemi me e mbajtë maskën se po na e zë frymën , nuk mundemi pa u përqafu sepse “ shumë duhemi “ , nuk besojmë që ka virus sepse ka thënë Labi .Egoizëm i skajshëm . Mungesë e vetëdijes qytetare .

Më fal Shqipe që ta përdora foton , po sikur t’kisha forcë do të qjerresha deri sa piskama ime do t’mbrrinte deri te veshi i fundit injorant që shpërfill cdo regull , e mbi të gjitha shpërfill gjënë më të vlefshme . JETËN e NjERIUT .

Kujtojmë se sot para qeverisë së Kosovës kanë protestuar infermierët. Ata kanë kërkuar që t’u paguhet ndrrimi i natës 36 euro, nga 18 sa është tash sepse janë vija e parë dhe e fundit në përballje me virusin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit