2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

“Informata të rreme”, deputetët e Komisionit të Shëndetësisë çojnë në Prokurori Sali Berishën

Rekomandime

Me anë të një deklarate shpërndarë për mediat deputetët e Komisionit të Shëndetësisë kanë vendosur të kallëzojnë penalisht ish-Kryeministrin Sali Berisha. Sipas tyre, ky vendim ka ardhur pasi “ne konstatojmë me shqetësim disa verpime keqdashëse të disa personave politikë që synojnë të përhapin panik, mosbesim tek stafet mjekëore dhe demoralizim”.

Duke shprehur solidaritetin me bluzat e bardha për përballjen me koronavirusin, deputetët e Komisionit të Shëndetësisë akuzojnë ish-Kryeministrin për përhapje të informatav të rreme.

- Advertisement -

Kemi vendosur të kallëzojmë penalisht shtetasin Sali Ram Berisha ish-deputet, për përhapjen e informatave të rreme, me imazhe të montuara apo komente me shkrim (përmes faqes së tij facebook), të cilat targetojnë opinionin publik duke nxitur me vetëdiej një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Më tej, deputetët e Komisionit të Shëndetësisë i bëjnë thirrje dhe Partisë Demokratike “të ndalojë menjëherë daljen në Tiranë dhe në bashki të tjera të vendit të përfaqësuesve të saj, të instruktuar për të përhapur panik. Kallzimi i plotë penal do të depozitohet nesër në mëngjes në Prokurorinë e Tiranës”, thuhet në deklaratë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit