2.1 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Mimoza Kusari-Lila u drejtohet në serbisht qytetarëve serbë në Kosovë

Rekomandime

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila në seancën e sotme të Kuvendit iu është drejtuar në gjuhën serbe banorëve serbë që jetojnë në veri të vendit.

Kusari Lila ka thënë se përfaqësuesit serbë që ishin në Qeveri deri më tani, nuk kanë përfaqësuar as minimalisht interesat e serbëve që jetojnë në Kosovë.

- Advertisement -

Kusari Lila ka thënë se shteti ynë angazhohet për garantim të të drejtave për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

“Së bashku po kalojmë në një periudhë të dinamikës së rritur të ngjarjeve politike duhet të jemi të vetëdijshëm.

Në 4 komunat në veri institucionet po ballafaqohen me rrethana të reja.

- Advertisement -

Deputetët serbë edhe kur ishin këtu nuk përfaqësuan as minimalisht interesat e serbëve të Kosovë.

Ju që jetoni në komunat në veri. Në këto ditë të vështia për ju duhet ta dini se shteti ynë garanton të drejtat për të gjithë. Në të kundërtën, serbët ishin dhe janë të varur nga interesat dhe strukturat ilegale që ndodhen në veri. Ata e dinë dhe ju duhet ta dini se as në këtë parlament as në Qeveri, përfaqësuesit serbë asnjëherë nuk janë injoruar e as neglezhuar.

- Advertisement -

Si përfaqësuese e mazhorancës në Kosovë duam që edhe shqiptarët në Luginë të kenë të drejtat që ju keni.

Sot jeni nën presion sistematik dhe dhunës së Vuçiqit. Ju lutem ngrihuni besoni në drejtësi, të gjithë kriminelët do të përballen me drejtësinë dhe së shpejti ky Kuvend do të ketë përfaqësuesit tuaj që duhet të përkrahen”, ka thënë Kusari-Lila në seancën e Kuvendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit