9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ish-këshilltari i Kurtit: U bëj thirrje qytetarëve të Mitrovicës të mos e votojnë një analfabet si Agim Bahtiri

Rekomandime

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, ka pasur një lutje publike për qytetarët e Mitrovicës lidhur me zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Gashi, në Klan Kosova ka kërkuar që të mos e votojnë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje në atë komunë, Agim Bahtirin, të cilit iu është referuar si “analfabet”.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Bahtiri nuk duhet të votohet vetëm me kushtin se është servuar nga kryeministri Kurti.

“Mendoj që nuk duhet të jem neutral në këto situata [Mitrovica e Jugut], se kur je neutral atëherë e ke e mbështet të keqën, e ke mundësinë me e mbështet një më pak të keqe. Unë mendoj që qytetarëve të Mitrovicës e kemi obligim, ose unë e kam obligim, si qytetar aktiv, si aktivist i shoqërisë civile, me iu bë thirrje publikisht që mos me e mbështet një kandidat analfabet sikur Agim Bahtiri veç pse po e servon kryeministri Albin Kurti”, ka thënë ai.

Thirrja e tij është bërë disa orë përpara heshtjes zgjedhore, që do të zgjasë një ditë, më saktësisht nga 16 deri më 17 tetor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit