1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Injektuan gjene njerëzore në trurin e majmunëve, rezultati është i frikshëm

Rekomandime

Studiues japonezë dhe gjermanë kanë injektuar gjene njerëzore në trurin e majmunëve, duke bërë që sistemi nervor i tyre te rritet dy herë më shumë.

Nga ky eksperiment shqetësues laboratorik u zbulua se futja e gjenit njerëzor të quajtur ARHGAP11B te majmunët, rezultoi me ndikim të madh te pjesa e trurit e cila është përgjegjëse për gjuhën, arsyetimin, mendimin e vetëdijshëm apo funksione të tjera shumë të rëndësishme.

- Advertisement -

Injektimi ishte bërë në fetuse te llojit të majmunit Marmoset, ku pjesës së trurit të njohur si neokorteks, iu injektua gjeni njerëzor i cili drejton qelizat kryesore në trupin e njeriut. Në 100 ditë përcjellje të zhvillimi të fetusit, u pa se truri i majmunëve filloi të bëhet dyfish më funksional se që është, i ngjashëm ose më i përparuar se sa i njeriut.

Studimi është botuar në revistën shkencore Science në Qershor, por sipas agjencisë New York Post, tani shkencëtarët kanë vendosur të ndalojnë eksperimentin për shkak të “pasojave të paparashikueshme” që mund të sjellë.

Si përfundim, studimi i kryer nga Instituti Planck i Biologjisë së qelizave molekulare dhe gjenetikës në Gjermani dhe Instituti Qendror për Kafshët Eksperimentale në Japoni, bëri trurin e majmunit me madhësi të dyfishtë duke rikujtuar skena nga filmi “Ngritja e Planetit të Majmunëve”, në të cilin një lloj majmunësh të modifikuar gjenetikisht kthehen kundër njerëzve dhe marrin Tokën.

- Advertisement -

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit