13.7 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Momenti që po ‘çmend’ tifozët e Arsenalit/ Xhaka shtyn Tierneyn e përqafon Alioskin

Rekomandime

Reagime të shumta janë ngritur nga tifozët e Arsenalit, pas gjestit që Granit Xhaka bëri dje në ndeshjen kundër Leeds United.

- Advertisement -

Mesfushori Nicolas Pepe u përjashtua me karton të kuq, pasi e qëlloi me kokë futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioskin.

Pas ndeshjes mbrojtësi Kieran Tierney shkoi për të ‘qëruar hesapet’ me mesfushorin shqiptar, ndërsa Xhaka e shtyu skocezin dhe përqafoi Alioskin.

Kjo nuk u ka pëlqyer tifozëve të cilët nuk e kanë kuptuar gjestin e reprezentuesit të Zvicrës.

- Advertisement -

“A mund të më tregojë dikush pse Xhaka e përqafon Alioskin, në vend se t’i dilte krahë bashkëlojtarit të tij?” shkruan një tifoz në Twitter.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit