7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Insajderi publikoi edhe përgjimet Pronto, por Veseli e Thaçi nuk ua dërguan Policinë te dera”

Rekomandime

Gazetari Valon Syla ka folur rreth intervenimit të Policisë në zyret e Insajderit pas publikimit të dokumenteve për negociatat me kompaninë Pfizer për sigurimin e vaksinave.

- Advertisement -

Syla tha se e njëjta gazetë kishte publikuar më herët edhe përgjimet Pronto por asnjëherë Policia nuk ka shkuar në zyrat e Insajderit.

Ai tha se as Kadri Veseli, as Hashim Thaçi e as Qeveria Mustafa më vonë nuk ia ka dërguar drejtorit, Parim Olluri Policinë te dera gjatë kohës sa publikoheshin përgjimet Pronto.

“Insajderi si medium hulumtues e kanë pasë edhe Pronton edhe CD edhe përgjimet. Kurrë Kadri Veseli e Hashim Thaçi as Qeveria Mustafa më vonë nuk ia ka çu Parimit Policinë të dera. Proceset janë kry, Grabovcit i ka humb karriera, njerëzit kanë qenë në procese gjyqësore nuk kanë mund të hyjnë në lista zgjedhore. Kur i ka shku Insajderit dikush te dera, pse bash u dashtë Vitia edhe Albini me iu ardhë këtyre Policia te dera”, tha Syla në T7.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit