-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Inspektorati suspendon policin që e rrxoi Faik Fazliun gjatë arrestimit, po hetohen edhe dy të tjerë

Rekomandime

Inspektorati Policor i Kosovës (IKP) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë lidhur me dy raste të ndryshme.

- Advertisement -

Sipas komunikatës për media nga IPK, thuhet se rasti i parë i referohet pamjeve të publikuara dje në medie të arrestimit të një të dyshuari për një rast të dhunës në familje i cili ishte dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe në rrethana akoma të pasqaruara kishte ikur nga aty.

“Lidhur me këtë rast IPK ka rekomanduar suspendimin për dy zyrtarë policorë dhe të njëjtit janë duke u hetuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Rasti i dytë i referohet një reagimi policor në Prizren dhe pamjeve të publikuara në media gjatë inspektimit për zbatimin e masave anti-COVID në një lokal në Prizren në rrugën “Tranziti i ri” në mbrëmjen e datës 06.06.2021.

- Advertisement -

“IPK në këtë rast ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor dhe është duke hetuar të njëjtin me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Iëndim i lehtë trupor’”, thuhet nga IPK.

Mes tjerash thuhet edhe se “Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa për të dyja rastet hetuesit e IPK-së do të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit drejt sqarimit të rrethanave dhe pretendimeve për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga policia”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit