7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kryediplomati austriak: Ukrainës nuk duhet t’i ofrohet anëtarësimi në BE

Rekomandime

Austria, saktësisht ministri i Punëve të Jashtëm i këtij vendi Alexander Schallenberg, ka thënë se Ukrainëa nuk duhet t’i ofrohet anëtarësimi në BE.

Ukrainës nuk duhet t’i ofrohet anëtarësimi në Bashkimin Evropian, tha Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg javën e kaluar në një samit të medias evropiane ,raporton Pravda.

- Advertisement -

Ndërsa Schallenberg mbron lidhje më të thella midis Europës dhe Ukrainës, anëtarësimi i plotë nuk është një prej tyre dhe në vend të kësaj, duhet të përdoren rrugë të tjera. Kjo do të përfshinte bashkimin me zonën ekonomike të BE-së ose thjesht ruajtjen e status quo-së aktuale, raportoi gazeta austriake Heute.

Sa i përket faktit se pse Ukraina nuk duhet të marrë statusin e kandidatit në BE këtë qershor, Schallenberg tani po përdor shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat janë lenë në harresë nga vendet e BE’së. Po tani kryediplomati austriak thotë se ato vende po i bashkohen bisedimeve për pranimin në BE.

Duhet theksuar se lidhja me Bashkimin Europian është diçka për të cilën Ukraina ka kërkuar me zë të lartë. Kjo vjen pas viteve të ngrohjes së marrëdhënieve me Perëndimin, por këto thirrje u bënë edhe më të zëshme pas pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit.

- Advertisement -

Ndërsa ka qenë Rusia ajo që vazhdimisht e ka kundërshtuar këtë afrim të Ukrainës me perëndimin, veçanërisht anëtarësimin në NATO.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit