-0.1 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Inteligjenca britanike “nxjerr zbuluar” Rusinë: U mungojnë raketat, përdorin ato të viteve gjashtëdhjetë

Rekomandime

“Ka të ngjarë që nga prilli bombarduesit rusë të kenë hedhur dhjetëra raketa që datojnë në vitet 1960”.

- Advertisement -

Kështu ka bërë publike Inteligjenca Britanike në përditësimin e saj për luftën në Ukrainë. Ndër të tjera Inteligjenca Britanike ka specifikuar se “këto raketa 5.5 tonë janë projektuar për të shkatërruar aeroplanmbajtës me koka bërthamore”.

Këto armë, “kur përdoren me një kokë luftarake konvencionale në një sulm tokësor, janë shumë të pasakta dhe për këtë arsye mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme kolaterale dhe viktima civile”, thuhet në buletin.

“Rusia ndoshta po përdor këto armë joefektive sepse ka mungesë të raketave më moderne dhe më precize”.- vijon informacioni nga Inteligjenca Britanike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit