10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Inteligjenca ukrainase: 5 shtetet që Putin kërkon të përfshijë në Iuftë ndaj Ukrainës

Rekomandime

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, njoftoi se Vladimir Putin dëshiron të përfshijë vende të tjera në Iuftën me Ukrainën.

Danilov, duke cituar të dhëna të dhëna nga inteligjenca ukrainase, informoi “për planet e Vladimir Putin”. Ai tha se Putin dëshiron të përfshijë në Iuftën ndaj Ukrainës, Bjellorusinë, Armeninë, Kazakistanin, Kirgistanin dhe Taxhikistanin.

- Advertisement -

“Nëse ndodh, do të jetë e papranueshme”, citohet nga media polake “wprost” zyrtari, duke shtuar se Putin po mbledh njerëz nga Lindja e Largët për ti përshirë në Iuftë, si popullstë etnike nga Udmurtërt dhe Jakutët.

Bjellorusia dhe Kazakhstan kanë deklaruar se nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë. Ndërkohë, nga ish-republikat sovjetike, vetëm Bjellorusia votoi kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Taxhikistani, Kazakistani, Kirgistani dhe Armenia abstenuan.

Iufta në Ukrainë ka hyrë këtë të Diel në ditën e 10-të, me vendasit që po mbrohen kundër agresionit rus, teksa luftimet vazhdojnë në disa qytete. Situata në Mariupol raportohet jashtëzakonisht e vështirë. Sipas autoriteteve lokale, qyteti është plotësisht i bllokuar. Të Shtunën në mëngjes sirenat që paraljmërojnë sulme, u dëgjuan edhe në Kiev, Czernichóë dhe Sumy.

- Advertisement -

“Armiku vazhdon operacionet e tij sulmuese me mbështetjen e aviacionit dhe armëve të shkatërrimit”, informoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, duke përmbledhur ditën e nëntë të Iuftimeve. Ushtria ukrainase tregoi se qëllimi kryesor i rusëve ishte të rrethonin Kievin dhe Kharkivin. “Për më tepër, armiku synon të arrijë kufijtë administrativë të rajoneve Luhansk dhe Donetsk dhe të krijojë një korridor tokësor me Krimenë e pushtuar,” shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit