11.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Inteligjenca ukrainase: Rusia po përgadit Transnistrinë për Iuftë ndaj nesh

Rekomandime

Inteligjenca ukrainase përsëri ka informuar se sipas informatave të tyre, regjioni separatist pro-rus në Moldavi, Transnistria, do të futet në luftë në krah të Rusisë.

Sipas raportit, një gazetë lokale në pjesën e pushtuar nga Rusia të Moldavisë do të botojë një artikull duke i bërë thirrje Putinit të përfshijë forcat Transnistriane në Iuftën më 2 maj.

- Advertisement -

Rusia po krijon gjithashtu pika mobilizimi për të rekrutuar vullnetarë për të Iuftuar në ushtrinë Transnistriane në një përpjekje “për të legalizuar mijëra trupa të saj që do të kryejnë provokime nga territori i Transnistrisë”, njoftoi inteligjenca e Ukrainës.

Është raportuar së fundmi se edhe Moldavia mund të jetë target i ushtrisë ruse, ndërsa qeveria moldave ka thënë se po përgatitet për çdo skenar të mundshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit