Nxënësit në një klasë të pestë të Virxhinias i thanë presidentit Joe Biden dhe Zonjës së Parë, Jill Biden të hënën se mësimi virtual u dha atyre mundësinë për të ngrënë, për të dremitur dhe madje edhe për të shmangur përgjigjen në ndonjë pyetje.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për nxënësit e Shkollës Fillore Yorktown, e cila tani është e hapur katër ditë në javë, me nxënës që ndjekin mësimet të hënën, të martën, të enjten dhe të premten.