1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Intervistë destabilizuese” – Bërnabiqit nuk i pëlqen çka tha Osmani në CNN për Vuçiqin

Rekomandime

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka reaguar për intervistën e dhënë në CNN të presidentes, Vjosa Osmani, duke ia bërë të njëjtën akuzë që presidentja kosovare ia bëri presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq – për propagandë.

Osmani, në intervistën me gazetaren e njohur Christiane Amanpour, e theksoi një fakt të Vuçiqit që ai ka qenë ministër për propagandë në regjimin e krimineIit të Iuftës, Sllobodan Millosheviq, si dhe vuri në dukje bashkëpunimin e tij të ngushtë me Rusinë për blerje të armatimit.

- Advertisement -

“Më lejoni t’ia kujtoj secilit që presidenti aktual i Serbisë ka shërbyer si ministër i Propagandës për regjimin e Millosheviqit, kështu që ai është shumë i zoti për të bërë atë lloj propagande që mbështetet nga Rusia. Në këto 10 vitet e fundit, ai ia ka dalë ta rrisë bashkëpunimin ushtarak, politik dhe ekonomik me Rusinë, në nivele që nuk kanë ekzistuar asnjëherë më parë”, ka thënë dje Osmani në CNN.

Bërnabiq më shumë i pa si destabilizuese deklaratat e Osmanit për realitetin serb sesa vetë armatosjen e shtetit të saj.

“Propaganda dhe dezinformimi i Vjosa Osmanit në CNN vazhdon të destabilizojë të gjithë Ballkanin Perëndimor. Mesazhet e papërgjegjshme në një kohë kaq delikate për rajonin dhe botën nuk po i ndihmojnë askujt”, ka shkruar Bërnabiq.

- Advertisement -

Bërnabiq shfrytëzoi edhe mosarritjen e një marrëveshje për votimin e serbëve të Kosovës në zgjedhjet serbe të 3 prillit.

“Mesazhe të tilla po jepen nga ata që u mohojnë serbëve të drejtat themelore, siç është e drejta për të votuar në zgjedhjet e fundit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit