1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Invalidi i luftës tregon si e humbi dorën në betejë dhe vazhdoi edhe në atë gjendje

Rekomandime

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuhi Kosharja ka rrëfyer përjetimin e tij dhe situatën kur ai mbeti invalid, si pasojë e Iuftimeve me forcat serbe.

- Advertisement -

Kosharja pohoi se në Koshare atë kohë, ishte zhvilluar betejë e ashpër, tregon edhe për momentin e pIagosjes së tij, ku gjatë aksioneve pranë kishte edhe ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, njofton Klan Kosova.

”Unë jam pIagosur më 19 maj, ku edhe më janë vrarë dy shokë duke ardhur në përforcime, ata kanë qenë te pozicionet më poshtë”.

”E ne nga pozicionet ku kemi qëndruar së bashku, na morën e na pozicionuan një pikë më lartë. Pasi kam ngrënë bukë, jam lëshuar nga bunkeri, e kam pasur Petrit Avdylin edhe Gani Bajramin afër, duke biseduar”.

- Advertisement -

”Ata se kanë ditë që ne kemi dalë në ato pozicione atë ditë. Në moment, pIumbi i parë, më ka ra, dorën e majtë ma ka këputë krejt. Ka qenë dora krejt e këputur. Prapë kur jam rrëzuar e kam drejtuar dorën për toke, e kam kapë kaIIashin edhe kam Iuftuar me një dorë”.

”Iu kam bërtit shokëve, mos t’ju mbes borxh as atyre që kanë qenë prezentë, e ndjejë veten edhe shumë keq. Edhe ata së bashku me mu duhet me rrëfyer një realitet se qe 22 vjet, askush për rastin tonë në atë njësit, që ia kemi zbardh fytyrën betejës së Koshares”.

- Advertisement -

”Aty është vr.arë edhe kapiteni rus mercenar, ai ka thënë ‘’unë jam plak, nuk mund të ecë, por qëlloj shumë mirë’’. Do të thotë ‘’që qëlloj, po vr.as ushtarë të UÇK-së’’.

”Në atë moment jam pIaguar unë”.

Ish-ushtari tregoi edhe sa pIumba ia ka në trup.

”Pasi jam rrëzuar tjetri pIumb më ka ra në pjesën e djathtë të barkut, më ka dalë prapa shpinës, tjetri pIumb më ka ra në këmbën e majtë e kam”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit