10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Invalidi i UÇK-së që jeton vetë i shtati me 19 euro në muaj

Rekomandime

Invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Rexhepi, nga fshati Komogllavë (Gurbardh) i Ferizajt, jeton vetë i 7-i me vetëm 19 euro në muaj, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Rexhepi për shkak të traumave të përjetuara në luftë merr pension 319 euro në muaj, por me 300 euro nga ky pension duhet ta paguajë këstin e një kredie.

Ai për Gazetën Sinjali tha se ka marrë kredi mbi 20 mijë euro për të larë borxhet dhe për të filluar një biznes me blegtori, por për shkak se nuk ka pasur para të mjaftueshme për ta financuar është detyruar t’i shesë gjedhet. Tash thotë se i kanë mbetur të papaguara edhe 14 mijë euro kredi.

Tani ai jeton me vetëm 19 euro në muaj me bashkëshorten, vëllain dhe 4 fëmijët e tij. Fëmija më i madh është vajza 13-vjeçare, djali 9-vjeç, çika e vogël parashkollor 5-vjeç dhe djali i vogël 2-vjeç e 4 muaj.

- Advertisement -

Ai thotë se ka kërkuar ndihmë edhe në Komunën e Ferizajt, por se nuk ka pranuar asnjë ndihmë deri tani.

E vetmja ndihmë që e ka marrë Rexhepi është shtëpia që i është ndërtuar nga shoqata humanitare “Feniks” dhe ndihma nga këngëtari Labinot Tahiri, i cili thotë se tash e ca kohë e ndihmon me nga 100 euro në muaj.

- Advertisement -

Përveç, ushtar i UÇK-së, Rexhepi ka qenë edhe pjesëtar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe UÇK-së në Maqedoni.

Ai thotë se i ndihet shumë keq që duhet të kërkojë ndihmë nga të tjerët.

“Po më vjen shumë keq, shumë zor, që duhet me kërku ndihmë nga të tjerët. Unë kam luftuar për Kosovën, Preshevën e Maqedoninë, nuk doja kurrë të kërkojë ndihmë nga të tjerët. Po më vjen vështirë shumë që kam dalë në media, por zori kah nuk po të çojke”, përfundoi ai.

Të gjithë ata që mund ta ndihmojnë Rexhepin mund të kontaktojnë atë personalisht në numrin 044 414 546.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit