7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Irani provokon Izraelin me raketën e re: Emërtohet sipas betejës së Profetit Muhamed

Rekomandime

Raketa më e re e Iranit, ‘Khaybar Shekan’, e emërtuar nga një vend hebre i pushtuar nga myslimanët gjatë shekullit të 7, është provokimi më i fundit nga Irani në drejtim të Izraelit.

Irani sapo ka zbuluar një raketë të re me një rreze veprimi prej 1450 kilometrash të mërkurën, vetëm një ditë pasi Teherani dhe Uashingtoni rifilluan bisedimet për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. E veҫanta tjetër e raketës është emri i saj, i cili ka për qëllim provokimin e armikut të tyre Izraelit.

- Advertisement -

Irani, i cili ka investuar shumë për të patur një nga programet më të mëdha të raketave në Lindjen e Mesme, thotë se raketat e tij balistike kanë një rreze veprimi deri në 2000 km, të afta të arrijnë armikun e tij kryesor, Izraelin dhe bazat amerikane në rajon, shkruan The Jerusalem Post transmeton Metro.

Emri i raketës u dëgjua edhe në thirrjet e protestuesve anti-semitikë në Bruksel. Ata u dëgjuan teksa brohorisnin: “Kujtoni Hajberin, o ju hebrenj, ushtria e Muhamedit do të kthehet tek ju”, duke bërë referencë për betejën në të cilën Profeti Muhamed dhe ushtritë e tij shkatërruan një komunitet hebre në vitin 628.

Nuk duket të ketë qenë e qëllimshme as koha kur u prezantua kjo raketë, një ditë pas tentimit për normalizim të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

- Advertisement -

Qëllimi i Iranit është padyshim të kërcënojë Izraelin, por duke përdorur gjuhë joindirekte. Megjithatë, javët e fundit ka zbutur gjuhën dhe kërcënimet e saj ndaj shtetit hebre, teksa pret rezultatin e bisedimeve bërthamore të Vjenës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit