3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Irani s’e njeh Kosovën, Serbia “e shpërblen” me 50 mijë vaksina “Sputnik V”

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se Seria do ti dhurojë 50 mijë doza të vaksinës “Sputnik V” Iranit.

Duke folur nga Teherani ku ndodhet në ceremoninë e inagurimit të presidentit Ebrahim Raisi Daçiç tha se Irani është tradicionalisht shtet mik i Serbisë, ndërsa përmendi edhe faktin që ky vend nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

“Kam përcjell vendimin e qeverisë së Serbisë që t’i dhurojmë 50.000 doza të vaksinës ‘Sputnik V’ për popullin e Iranit. E dimë që kjo është një sasi e vogël për një vend kaq të madh, por është gjest miqësor”, tha Daçiç pas një takimi me presidentin e Iranit dhe zyrtarët e tjera.

“Jaht luksoz..Lamborghini” Konfiskohet pasuria e pronarit Italian, punësoi shqiptarë si trafikantë droge
“Irani nuk e ka njohur Kosovën dhe mbështet Serbinë në organizatat ndërkombëtare. Nga ana tjetër Serbia kujdeset për interesat e Iranit” tha Daçiç

Kryekuvendari serb tha se Serbia dhe Irani janë shtet mike tradicionalisht, dhe kjo daton që nga kohët e ish-Jugosllavisë, transmetoi televizioni publik serb.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit