2.1 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Lajm i mirë, vaksina e kompanisë amerikane kundër koronavirusit po funksionon

Rekomandime

Vaksina e një kompanie amerikane prodhon antitrupa dhe i bën njerëzit imun ndaj virusit, raportonKurier.

- Advertisement -

Kjo nuk është vetëm vaksina e parë kundër Covid 19 që është testuar te njerëzit, por gjithashtu është edhe vaksina e parë që ka pasur një reagim pozitiv duke bërë që të mbrojë kundër infeksionit nga virusi.

Ky është rezultati më i mirë për të cilin kompania farmaceutike amerikane “Moderna” në Cambridge Massachusetts ka njoftuar të hënën.

Për momentin kjo vaksinë është provuar në tetë pacientë. Të gjithë këta kanë treguar se prodhojnë antitrupa kundër virusit – dhe këto antitrupa që u morën më pas prej tyre, mund të parandalojnë virusin që të shumohet në qelizat e njerëzve: qëllimi që duhet të arrijë një vaksinë efektive.

- Advertisement -

Kompania se njoftoi se tani e tutje testimet do të vazhdojnë me një “ritëm të përshpejtuar”.

Brenda ditëve të ardhshme, testet do të bëhen te mbi 600 persona, derisa testet ku përfshihen shifra më të mëdha të njerëzve do të vazhdojnë në korrik.

- Advertisement -

Nëse testet e suksesshme vazhdojnë siç është planifikuar, nga kompania Moderna besojnë se një vaksinë  e gatshme për përdorim mund të pritet në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit