14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Ironia, po futen në Kiev, Lavrov: Gati të negociojmë me Ukrainën

Rekomandime

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov ka reaguar sëfundmi në lidhje me luftën duke thënë se janë gati të negociojnë me qeverinë ukrainase, por së pari sipas tij ata duhet të dorëzohen sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Më herët Lavrov tha se Moska nuk dëshiron të pushtojë Ukrainën – por më tepër ta “çmilitarizojë” atë.

- Advertisement -

Moska dha një mesazh të ngjashëm ndaj Ukrainës duke thënë se janë gati të negociojnë me kushtin që Kievi të marrë statusin neutral dhe të çmilitarizohet.

Sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov tha dje sipas medias pro qeveritare Russia Today se presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u angazhuar në diskutime me homologun e tij ukrainas, me fokus në marrjen e një garancie sipas të cilës Ukraina do të jetë shtet neutral dhe nuk do të lejojë vendosjen e raketave të NATO-s aty, raporton abcnews.al.

Këto janë terma që, sipas Peskov, do të mundësonin arritjen e çmilitarizimit të Ukrainës dhe do të eliminonin atë që Rusia aktualisht e sheh si një kërcënim për sigurinë e shtetit dhe popullit të saj.

- Advertisement -

“Presidenti formuloi vizionin e tij për atë që ne do të prisnim nga Ukraina në mënyrë që të zgjidheshin të ashtuquajturat probleme të ‘vijës së kuqe’. Ky është status neutral dhe ky është një refuzim për të vendosur armë”, sqaroi Peskov.

Sekretari i shtypit shtoi se Putini do të përcaktonte kohën e negociatave, por dha garanci se Rusia do të angazhohej vetëm “nëse udhëheqja e Ukrainës është e gatshme të flasë për këtë”.

- Advertisement -

Madje, zyrtari rus tha se nëse Ukraina pranon kushtet ata do të ndalnin ofensivën e tanishme. /abcnews.al

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit