6.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Ironike, të mbijetuarit e Holokasutit nga Ukraina tash kërkojnë shpëtim në Gjermani

Rekomandime

Kujtimet më të hershme të tyre janë ikja nga bombat apo dëgjimi i pëshpëritjeve për masakrimin e hebrenjve të tjerë, përfshirë të afërmit e tyre.

Të strehuar nga Bashkimi Sovjetik, ata mbijetuan. Tashmë të moshuarit që janë edhe të brishtët, të mbijetuarit e Holokaustit të Ukrainës po i shpëtojnë edhe një herë Iuftës, kësaj radhe në një udhëtim prapa që iu kthen botën që ata e njihnin nga kujtimet: Ata po kërkojnë siguri në Gjermani.

- Advertisement -

Dy grupe hebreje kanë organizuar një mision shpëtimi për të evakuuar të mbijetuarit e Holokaustit të Ukrainës, prej të cilëve rreth 10,000 janë drejtuar për në Gjermani.

Galina Ploschenko, 90 vjeçare, nuk e mori vendimin pa e përjetuar një drithërimë.

“Ata më thanë se Gjermania ishte opsioni më i mirë për mua. Iu thashë atyre: Shpresoj ta keni mirë”, tha ajo për New York Times, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Ajo do të nisë një udhëtim treditor nga Dnipro, vendi i saj në Ukrainë, drejt Hanoverit të Gjermanisë. Ajo tha se ishte e bllokuar në shtratin e saj në një qendër pensionistësh në Dnipro, derisa infermierët ikën në bodrum për t’iu shpëtuar sulmeve ajrore.

Ajo tha se herën e parë kur përjetoi të tilla sulme ishte fëmijë dhe kishte mbrojtjen e nënës së saj, por se tani po ndjehej e vetme dhe ky ishte një përjetim i tmerrshëm dhe i dhimbshëm.

- Advertisement -

Organizatorët thanë se s’ishte e lehtë që të bindeshin të mbijetuarit e Holokaustit që të lënë Ukrainën dhe të shkojnë në Gjermani. Rüdiger Mahlo, i cili punon me zyrtarët gjermanë në Berlin për të organizuar shpëtimin, tregoi reagimin e njërit prej tyre.

“Njëri prej tyre na tha: Nuk do të evakuohem në Gjermani. Unë dua të evakuohem – por jo në Gjermani”.

Por, ndryshe nga ky, Ploschenko thotë se tani s’mban mëri ndaj Gjermanisë, por ndien të kundërtën.

“Asgjë tjetër përveç dashuri për Gjermaninë”, megjithëse thotë se kujton gjithçka nga Iufta që ishte zhvilluar atje.

Nga qendra e kujdesit për të moshuarit në Hanover, ku ajo tani banon, ajo praktikon frazat gjermane që ka regjistruar me kujdes në një bllok shënimesh: “danke schön” (shumë faleminderit) dhe “alles liebe” (me shumë dashuri).

Nxjerrja e këtyre të moshuarve nga një zonë Iufte me ambulancë është punë e rrezikshme, e mbushur me një ironi historike: Jo vetëm që të mbijetuarit e Holokaustit po shkojnë në Gjermani, por sulmi tani po vjen nga Rusia – një vend që ata e shihnin si çlirimtari i tyre nga nazistët.

Bartja e tyre drejt Gjermanisë u bë për shumë arsye. Gjermania ishte lehtësisht e arritshme me ambulancë përmes Polonisë.

Ajo ka një sistem mjekësor të mirëfinancuar dhe një popullsi të madhe të folësve rusisht, duke përfshirë emigrantë hebrenj nga ish-Bashkimi Sovjetik. Izraeli është gjithashtu opsion për ata që janë në gjendje të mirë që të fluturojnë për atje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit