Avokati Besnik Berisha përmes një postimi ironizues në Facebook ka pyetur nëse janë ndarë Vjosa Osmani e Albin Kurti, raporton Express.
Berisha ka pyetur në facebook “a janë nda Vjosa me Albinin a ?”
Sot gjatë ditës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas zgjedhjes së kryesisë së re ka deklaruar se ka marrë përkrahjen e Kryesisë së re për të vazhduar diskutimet vetëm me Vjosa Osmanin rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se LDK nuk është e interesuar të zgjedh president që përfaqëson vetëm një parti.
“Mbështetet iniciativa që LDK të vazhdojë negociatat vetëm me zonjën Osmani si kandidate për presidente. Po pres që gjatë javës së ardhshme, zonja Osmani të caktojë ditën dhe datën e takimit. Na duhet president që I përfaqëson të gjitha partitë politike dhe jo vetëm një parti. Na duhet një president Kushtetues. Të gjitha detajet do t’i shpalosim kurdo që do të ndodh takimi. Ajo çfarë po themi vazhdimisht është që jemi të interesuar ti shmangim krizat”, ka thënë Abdixhiku.